“Kjo po thotë që UÇK nuk i ka mbrojtur shqiptarët, por tash Kurti e kjo po” – Mehmetaj për deklaratën skandaloze të Gërvallës
Një deklarim i Donika Gërvallëa se “ka kaluar koha kur Serbia mund të sulmonte Kosovën dhe të gjente qytetarët të pambrojtur, ka kaluar” ngjalli reagimin e gazetarit Lirim Mehmetaj, i cili ia përktheu kuptimin e brendshëm si “UÇK-ja nuk i paska mbrojtur shqiptarët”. “Gërvalla këtu po thotë se shqiptarët kanë qenë të pambrojtur nga UÇK-ja…

Lajme
Një deklarim i Donika Gërvallëa se “ka kaluar koha kur Serbia mund të sulmonte Kosovën dhe të gjente qytetarët të pambrojtur, ka kaluar” ngjalli reagimin e gazetarit Lirim Mehmetaj, i cili ia përktheu kuptimin e brendshëm si “UÇK-ja nuk i paska mbrojtur shqiptarët”.
“Gërvalla këtu po thotë se shqiptarët kanë qenë të pambrojtur nga UÇK-ja dikur, por tash medemek me Kurtin e këtë në krye, është ndryshe. Diçka të tillë keni mundur ta dëgjoni nga Shkelzën Gashi dikur e më vonë edhe nga Albin Kurti”, tha ai.
Postimi i plotë:
Gërvalla – që krenohej që nuk i la ushtarët e UÇK-së në varrim të babës – sulmon sërish
“Ka kaluar koha kur Serbia mund të sulmojë Kosovën, t’i gjeje qytetarët të pambrojtur, dhe të silleshe me ta sipas qefit”, ka thënë Donika Gërvalla.
Kjo është një frazë që për tentim ka rishkrimin e historisë dhe shtrembërimin e së vërtetës.
Gërvalla këtu po thotë se shqiptarët kanë qenë të pambrojtur nga UÇK-ja dikur, por tash medemek me Kurtin e këtë në krye, është ndryshe.
Diçka të tillë keni mundur ta dëgjoni nga Shkelzën Gashi dikur e më vonë edhe nga Albin Kurti.
Donika Gërvalla është një punëtore aktive kundër shtetit të Kosovës, luftës së popullit dhe specifikisht kundër luftës së UÇK-së.
Jo rastësisht Ivica Daçiç e falënderonte në fjalimin e tij në OKB për punën që ka bërë ajo kundrejt krerëve të UÇK-së.
Çfarë gubanash.