Kjo lloj ecjeje 30-minutëshe mund t’iu ndihmojë të humbni peshë

Ecja është një formë e jashtëzakonshme ushtrimi për humbje peshe.

Lifestyle

13/06/2019 21:00

Është e lirë, nuk kërkon ndonjë aftësi ose pajisje specifike, dhe është i mirë edhe për shëndetin tuaj të përgjithshëm, transmeton lajmi.net.

Ashtu si me shumicën e formave të ushtrimit, saktësisht se sa peshë do të humbni varet nga intensiteti i punës dhe balancimi i dietës.

Humbja e peshës arrihet kur dikush ka deficit kalorish – që do të thotë se ata djegin më shumë kalori sesa që marrin.

Përgjatë një shëtitjeje prej 30 minutash, ju mund të digjni mesatarisht 90-350 kalori, sipas David Wiener, trajner palestre.

Përveç humbjes së peshës, ecja mund të ulë rrezikun e shumë gjendjeve shëndetësore, duke përfshirë diabetin, sëmundjet e zemrës, shtypjen e lartë të gjakut dhe sëmundjet virale. /Lajmi.net/