Kjo ju tregon sa do t’ju zgjasë marrëdhënia

Shumë njerëz janë kureshtarë të dinë sekretin e një marrëdhënie të gjatë, por një formulë e re shkencore mund t’ju tregojë bazuar në llojin e marrëdhënies që e keni, se sa gjatë do t’ju zgjasë marrëdhënia.

Lifestyle

28/12/2015 22:49

Shkencëtarët besojnë se kjo formulë bazohet në stilin e marrëdhënies dhe në atë se si silleni me njëri-tjetrin.

Studimi i publikuar në revistën Familja dhe Martesa ka identifikuar katër lloje të marrëdhënieve, dhe ka zbuluar se cili lloj ka gjasë më shumë që të martohet.

A keni një marrëdhënie të ndryshueshme? Ju jeni në grupin e parë të marrëdhënieve, marrëdhënie kjo e quajtur “dramatike” dhe e cila përfaqëson një të treten e çifteve të analizuara.

Shkencëtarët gjetën se ky nën-seksion i pjesëmarrësve nuk ishte saktësisht në përputhje me ndjenjat e partnerëve, shpesh duke i justifikuar elementet e këqija të marrëdhënieve të tyre duke pretenduar se nuk ishin mirë “së bashku”, gjithashtu duke fajësuar edhe partnerin se kalonte shumë kohë larg.

Çuditërisht, por këto çifte kishin më shumë gjasë që të ndahen dhe gratë në këtë grup ishin më të trishtuara, transmeton lajmi.net.

Përveç çifteve dramatike, shkencëtarët identifikuan edhe çiftet e emëruara “konfliktuoze”, të cilat kanë tendencë të argumentojnë shumë.

Ndryshe nga çiftet dramatike, ky grup i dytë nuk kishte aq gjasa për t’u ndarë dhe nuk kishte një të ardhme të prishur.

Grupi i tretë – marrëdhënia e përfshirë në shoqëri – u identifikua si marrëdhënia që kishte një përfshirje më të madhe në shoqëri. Pra, këto çifte atribuojnë arsye sociale – të tilla si “familjarët dhe miqtë e njëri-tjetrit i pëlqejnë ata” – për pikat pozitive në marrëdhëniet e tyre.

Ky lloj i çiftit ka një të ardhme të ndritur falë rëndësisë që ata ia kushtojnë aktiviteteve të tyre të përbashkëta sociale, si dhe të paturit një themel të fortë të miqësisë, që shpesh partnerët e tyre i quajnë edhe të dashur edhe mik.

I fundit – dhe më i suksesshmi – është grupi që angazhohet shumë në marrëdhënie. Çiftet në këtë lloj marrëdhënie kanë shumë pika kthyese pozitive në marrëdhëniet e tyre dhe për suksesin në jetë gjithmonë e falënderojnë njëri-tjetrin. Ky grup kalon shumë kohë së bashku duke u fokusuar në nevojat e njëri-tjetrit.

Çuditërisht ndoshta, ky grup kishte më së paku gjasa për t’u ndarë. /lajmi.net