Kjo ishte festa e selektorit të Kosovës te goli i Meriton Korenicës
Skuadra e Ballkanit ka fituar ndeshjen e parë ndaj Ludogorets në kualifikimet për në UEFA Champions League sezonin 2023/24. Ekipi i Ilir Dajës mposhti mysafirët nga Bullgaria me rezultatin 2 me 0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Lajmi.net Golin për 1 me 0 në pjesën e parë e shënoi mesfushori, Meriton Korenica. Ai shënoi me…
Sport
Skuadra e Ballkanit ka fituar ndeshjen e parë ndaj Ludogorets në kualifikimet për në UEFA Champions League sezonin 2023/24.
Ekipi i Ilir Dajës mposhti mysafirët nga Bullgaria me rezultatin 2 me 0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Lajmi.net
Golin për 1 me 0 në pjesën e parë e shënoi mesfushori, Meriton Korenica. Ai shënoi me vollej nga zona e 16-metërshit.
Në pjesën e dytë, kampioni i Superligës së Kosovës shënoi një tjetër gol me anë të Qëndrim Zybës.
Në këtë ndeshje në tribuna ishte i pranishëm edhe trajneri i përkohshëm i Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet se si trajneri e përjetoi golin e futbollistit kosovar.
Ndeshja e kthimit zhvillohet javën tjetër, të mërkuren nga ora 20:00 dhe luhët në stadiumin “Huverpharma Arena”./Lajmi.net/
@ligsport.net Fantastik goli nga Meriton Korenica. #uefa #ligsport #viral #ballkani ♬ original sound – LIG Sport