Kjo është Vildane Zeneli para operacioneve plastike (Foto)
Zbulohen fotot e Vildanes para operacioneve plastike.

ShowBiz
Unë e ndërtova karrierën time si modele në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jam shumë krenare që kam arritur të depërtoj në një industri kaq të vështirë dhe konkurruese në një vend të madh.
Unë kam pozuar nudo vetëm për fotografët Raphael Mazzucco dhe Russell James. Ata janë dy prej fotografëve më të mëdhenj dhe më të suksesshëm të modës në botë.
Prandaj ata fotografojnë çdo fushatë të “Victoria Secret” në mesin e fushatave të tjera të suksesshme. Është ëndrra e çdo modeleje të ketë mundësinë për t’u fotografuar nga ata dhe unë nuk po flas vetëm për fotot nudo, por në përgjithësi. Fotot e mia nudo janë artistike ”, pohon modelja Vildane Zeneli.

Më pas ajo vazhdon: “Për të pasur fotot e mia si kopertinë për librin e Raphael Mazzuccos, “Culo By Mazzuço”, në mesin e 11 faqeve të botuara në libër, ishte një punë e madhe. Ky libër është art i pastër. Unë nuk do të kisha pozuar kurrë nudo nëse nuk do të ishte diçka e madhe dhe artistike.
Fotot e mia nudo janë keqinterpretuar në Kosovë dhe në Shqipëri, sepse askush nuk bëri një hulumtim për të kuptuar se cila ishte domethënia e atyre fotove, asnjëherë nuk përmendën se kush i realizoi këto foto.
Për çfarë u bënë ato? Unë nuk do të pozoja nudo nëse fotografitë nuk do të ishin të këndshme dhe nëse ajo që po bëja, nuk ishte art’’, kështu e komenton karrierën dhe realizimin e fotove seksi dhe të zhveshura modelja e njohur Vildane Zeneli, por deri më tani asnjëherë nuk ka komentuar faktin se si arriti të bëhet nga një femër e thjeshtë në fillim të karrierës në një sex-bombë që do të çmendte jo vetëm shqiptarët por edhe më gjerë.
Evolimi i saj ndër vite dhe fotot e shumta të realizuara tregojnë se njëra nga femrat më të nxehta shqiptare në fakt nuk është origjinale 100% siç e ka bërë nëna, edhe pse deklarohet si e tillë.
Ndërhyrjeve kirurgjike estetike nuk ka mundur t’u ikë as modelja Zeneli, e cila pak muaj më parë deklaroi se ka fryrë vetëm buzën lart, por që në fakt nuk është aspak e vërtetë.
Fitimi i titullit si më e bukura e diasporës ishte hapii parë kur Vildanja filloi të njihet në publikun shqiptar, transmeton PanoramaPlus.
Por kur shikon fotot kur ajo fitoi këtë çmim, duket vërtet natyrale dhe jo tërheqëse siç është tani. Vicky e di mirë që “loja” në të cilën është futur kërkon investim edhe në pamje, kështu që qëndrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës asaj iaka bërë më të lehtë këtë.
Me ndihmën e kirurgëve, ajo ka mollëza më të theksuara, vetulla më të larta, hundë më të vogël dhe më të rregulluar, si dhe buzë më mishtore.
Të gjitha këto ndë- rhyrje në fytyrë. E kur jemi te vithet, gjithashtu përflitet se i ka të mbushura, ndërsa për gjoks të madh. E gjithë kjo sakrificë për t’u dukur më e bukura dhe më e mira, Vildanës i ka kushtuar kohë, por edhe mjaft para. E duket se të gjitha këto i ka bërë për të realizuar synimin e saj për të pushtuar industrinë e modës në USA. Në fakt, ia ka dalë mrekullisht./PanoramaPlus