Kjo është vetura me ngjyrën më të zezë ndonjëherë

Pas BMW, ështe një makinë tjetër që ofron ngjyrën e zezë të pastër. Në shembullin e fundit të aplikimit të ngjyrës më të zezë, u përdor Mitsubishi Lancer, versioni Evolution.

Auto & Tek

17/12/2020 20:07

Falë entuziastëve që qëndrojnë pas DipYourCar, makina mori ngjyrën më të zezë të disponueshme në treg. Ngjyra ‘Musou Black’, sipas të dhënave zyrtare mund të thithë 99.4% të dritës.

Bojra aplikohet në disa shtresa, por sigurisht që nuk rekomandohet për t’u përdorur në makinë. Përveç gjithçkaje që duket e bukur, duhet të kihet parasysh se “veshja” në fund të fundit është mjaft e ndjeshme ndaj dëmtimeve mekanike, transmeton Lajmi.net.

Sidoqoftë, rezultati përfundimtar është me të vërtetë i veçantë. Janë të dukshme vetëm skicat e makinës, rrotat, dritat dhe grila e përparme. Le të themi se ky nuk është rasti i vetëm i aplikimit të kësaj ngjyre në një makinë.

Më herët, BMW e bëri këtë me modelin X6, i cili ishte pikturuar me Vantablack nga Surrey NanoSystems. Ajo ngjyrë është edhe më e errët dhe thith 99.965% të dritës. /Lajmi.net