Kjo është vetura e ardhshme e Mercedes pa shofer

Teknologjia e veturave vetëm sa po shkon e po përmirësohet çdo vit e më shumë. Kësaj here përmirësimi i takon kompanisë Mercedes-Benz.

Auto & Tek

06/01/2015 10:34

Javën e kaluar, Mercedes paraqiti një koncept të veturës së ardhshme e cila lëvizë pa shofer. Dhe tani, kjo veturë është këtu më në fund.

Vetura e quajtur Mercedes-Benz F 015 ka debutuar për herë të parë në shfaqjen më të madhe në botë të elektronikës (CES). Vetura me katër ulëse, fuqizohet përmes hidrogjenit dhe pjesa e përparme e saj është më e ulët se ajo mbrapa, transmeton Lajmi.net.

E ndërtuar nga fibrat e karbonit të përforcuar me plastikë dhe alumin, vetura ka rrota të larta çeliku, përderisa inxhinierët ishin në gjendje që ta ulin peshën e trupit të veturës për 40%, krahasuar me modelet e tanishme.

Në fakt, të gjitha dyert kanë një kënd të hapjes prej 90 shkallë, duke e bërë pjesën e brendshme të saj më të arritshme. Dhe padyshim se në veturë gjendet një teknikë autonome.

F 015 ka një sistem të gjerë të senzorëve që e lejon atë të monitorojë në mënyrë të përhershme gjithë zonën që e rrethon atë, transmeton Lajmi.net.

Njerëzit (edhe nëse shoferi nuk është) mund të ulen dhe ta shijojnë udhëtimin. Pak detaje të tjera ishin shfaqur nga kompania, por Mercedes tha se vetura do të ketë karburant hidrogjenin, një bateri prej litiumi dhe joni dhe motorë elektrikë të cilët përbëjnë 134 kuaj-fuqi secili.

Një video të këtij koncepti mund ta shihni më poshtë: