Kjo është vepra më madhore që e ka bërë në jetë Muhammad Ali

Mëngjesi i djeshëm ishte i zymtë dhe trishtë, morëm lajmin për vdekjen e ikonës, legjendës së sportit të boksit, Muhamed Ali, kampioni më i madh i historisë në peshat e rënda.

Sport

05/06/2016 23:04

Njeriu që inspiroi miliona njerëz, jo vetëm me arritjet e tija në sport por edhe me fjalët e tij Ne mund të kalojmë ditë të tëra duke lexuar e dëgjuar fjalët e tij inspiruese, por ndoshta fjalët e tij më të rëndësishme dhe që kanë peshën më të madhe janë të padokumentuara, shkruan “Sportali”.

Si psh, fjalët që Ali përdori për ta bindur një njeri të mos bëjë vetëvrasje në vitin 1981. Sipas këtij videoreportazhi më poshtë, ky njeri po bërtiste: “Jam njeri i keq, do të kërcej poshtë”.

Muhamed Ali ishte poshtë ndërtesës me shokët e tij kur i dëgjoi këto fjalë, ai u ngjit vullnetarisht për të ofruar ndihmë duke i thënë atij: “Unë jam vëllau yt, dua të ndihmoj”.

Ky njeri e njohu kampionin Ali, zbriti poshtë dhe filloi të qante si një fëmijë. Kurrë s’janë bërë publike fjalët që Ali i tha atij për ato 20 minuta sa i foli por falë tij, ky njeri vazhdoi të jetojë.

YouTube player

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.