Kjo është sasia e ujit që duhet të pini, për të humbur peshë

Pirja e ujit mund t'iu ndihmojë të humbni peshë. Por, ja sa është sasia e ujit që duhet marrë për ta arritur një gjë të tillë.

Lifestyle

15/07/2019 17:38

Shumë studime kanë gjetur se konsumi i sasisë së madhe të ujit mund t’ju ndihmojë të humbni peshë, transmeton lajmi.net.

‘Healthline’ analizonte studime të ndryshme të cilat tregonin se si uji i pijshëm mund të rrisë sasinë e kalorive që digjen.

Një studim tregoi se konsumi i gjysmë litrave ujë nxit shpenzimin e energjisë në 24-30% brenda 10 minutash nga pirja, e cila zgjat rreth 60 minuta.

Një tjetër studim i grave në mbipeshë gjeti se ato që e shtuan marrjen e ujit në mbi 1 litër, humbën peshë.

Gjatë një viti ato humbën një peshë shtesë prej 2 kg, pa bërë ndonjë ndryshim jetësor. /Lajmi.net/