Kjo është premiera e radhës në kinemanë ABC
Kinemaja e vetme e kryeqytetit, Kino ABC, vazhdon të sjellë premierat botërore për adhuruesit e filmit në Kosovë.
ShowBiz
Që nga 28 janari në ABC do të shfaqet komedia e cila për disa ditë me radhë ka kryesuar top listën e filmave më të shikuar në Amerikë “Ride Along 2”, me aktorët Ice Cube dhe Kevin Hart në rolet kryesore, transmeton lajmi.net
Kevin Hart dhe Ice Cube drejtojnë ekipin e pjesës së dytë të këtij filmi, që është vazhdim i komedisë së njohur. Në këtë ekip janë edhe regjisori Tim Stori, producenti Uil Parker, dhe artistë të tjerë të famshëm.
Filmi shfaqet çdo ditë në dy termine, nga ora 17:00 dhe 22:00.
Itinerari i filmave të tjerë në ABC është ky:
Në ora 19:00 “The Revenant”
Gjatë vikendit:
13:00 ‘Alvin and the Chipmunks: The Road Chip’
15:00 “The Good Dinosaur” 3D