Kjo është ofertë rekorde, 142 milionë euro për Mbappen

Arsenali do të hyjë me gjithë forcat në garën për Kylian Mbappe.

Sport

03/07/2017 08:08

Sipas ‘Daily Mirror’, trajneri Arsene Wenger, ka përgatitur një ofertë prej 142 milionë euro për talentin francez.

Ai ditëve të fundit ka pasur kontakte të vazhdueshme me babanë dhe agjentin e lojtarit, për ta bindur që edicionin tjetër të luaj në Arsenal.

Kjo media zbulon se Wenger i ka premtuar Mbappes se do të bëhet një yll në Arsenal, ndërkohë sipas gjykimit të tij rrezikon shumë të ardhmen nëse zgjedh Real Madridin.

Kujtojmë se Mbappe po kërkohet edhe nga Real Madrid./Lajmi.net/