Kjo është norma mesatare vjetore e inflacionit në vitin 2024
Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në Kosovë në vitin 2024 ishte më i lartë për afërsisht 1.6 për qind krahasuar me vitin 2023. Sipas ASK-së, ngritja e çmimeve është vërejtur te biletat e fluturimit me 10.8 për qind, kafeja, çaji dhe kakao me 8…

Lajme
Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në Kosovë në vitin 2024 ishte më i lartë për afërsisht 1.6 për qind krahasuar me vitin 2023.
Sipas ASK-së, ngritja e çmimeve është vërejtur te biletat e fluturimit me 10.8 për qind, kafeja, çaji dhe kakao me 8 për qind, pijet alkoolike po ashtu me 6.9 për qind, mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake kishe rritje 6. 5 për qind.
Ndërsa, shërbimet financiare u rriten 5. 8 për qind, ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet me 5. 3 për qind, mjete të kuzhinës me 5.2 për qind) dhe sheqeri, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira me 5. 1 për qind, raporton KP.
Sipas ASK ngritje të çmimeve shënuan edhe pemët me 4.8 për qind, gazeta, libra dhe materiale për zyre me 4.6 për qind, veshje me 4 për qind, kujdesi personal po ashtu me 3.7 për qind, energjia elektrike me 3.4 për qind, lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. Me 3,3 për qind, duhani me 2.7 për qind, buka dhe drithëra me 2.5 për qind, si dhe shërbimet hoteliere me 2 për qind dhe mishi me 1.9 për qind, me një ndikim të përbashkët prej 2 për qind në IHÇK.
E rënia e indeksit të çmimeve të harmonizuara u vërejt te karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 4.4 për qind dhe blerje e automjeteve me 1.8 për qind, me një ndikim të përbashkët prej 0.4 për qind në IHÇK.