Kjo është nëna që vrau vajzat e saj

I ka vrarë fëmijët e saj me thikë, por në Facebook kishte shkruar se vajzat e saj ishin forca që e çonte përpara. \"Vajzat e mia janë forca ime\" dhe mbi të gjitha fotot e vajzave janë në profilin në Facebook të Edlirës.

Lajme

10/03/2014 11:12

Ngjarja e ndodhur në Itali ditën e djeshme, ku një nënë shqiptare vrau tre fëmijët e saj ka zënë hapësirën kryesore në shtypin e shkruar. Shumica e gazetave e kanë këtë ngjarje kryeartikull. E përditshmja “Shqiptarja” sjell detaje shtesë mbi atë çfarë po ndodhte në familjen e prekur nga këtë ngjarje makabre.

Vrau 3 vajzat, Edlira shkruante në FB: Vajzat janë forca ime

LEKO/ ITALI – I ka vrarë fëmijët e saj me thikë, por në Facebook kishte shkruar se, vajzat e saj ishin forca që e çonte përpara. \”Vajzat e mia janë forca ime\” dhe mbi të gjitha fotot e vajzave janë në profilin në Facebook të Edlirës. Shënimi i saj ishte lënë një javë më parë në 3 mars. Por duke parë atë që ka ndodhur një ditë më parë (e diele, 9 mars 2014), të bën përshtypje një tjetër frazë e shkruar në Facebook në datën 25 shkurt: “Kujtoni gjithmonë se nuk është thika ajo që të lëndon, por dora që të qëllon”. Nuk kishte shumë kohë që Edlira apo Eda siç i thonin miqtë ishte në Facebook. Që nga muaji korrik dhe kishte hedhur ndonjë foto në profilin e saj, një foto me flokët bionde ose të disa punëve që ajo bënte me dorë, si çentro dhe qëndisma me grep. Por protagonistet e profilit të saj në Facebook janë tre vajzat. Siç komenton në një prej fotove, në atë të së voglës Sindi ajo shkruan: “Engjëlli im mbrojtës”. Katër foto janë të vajzës së madhe, Simonës duke i komentuar: “Të kesh një vajzë të re është gjëja më e bukur dhe që na mban të jemi të rinj”.

BURRI ISHTE NISUR PËR NË SHQIPËRI PËR TË NJOFTUAR PËR NDARJEN

I nisur për në Shqipëri për të njoftuar familjen për ndarjen nga grua – Bashkim Dobrushi, 45 vjeç nga fshati Malzi i Kukësit, një punëtor i metaleve që prej 15 vitesh jetonte në Itali dhe me shtetësi të dyfishtë është kthyer sërish në Leko. Karabinierët e presin mëngjesin e sotëm për të dhënë dëshminë e tij. Babai i tre vajzave, kishte marrë 15 ditë leje që të shkonte në Kukës, ku dhe kishte lindur, që ti shpjegonte familjes për ndarjen nga bashkëshortja. Njoftimin e kobshëm ia ka dhënë i vëllai edhe ai i cili jetonte në Leko, që kur kishin lënë familjen e origjinës. Ai jetonte jo shumë larg nga banesa e mbesave të tij, të cilat shkonte dhe i takonte shpesh.

BASHKIM DOBRUSHI KISHTE NJË TJETËR GRUA

Burri i Edlira Dobrushit, 37-vjeçares shqiptare që vrau tre vajzat e saj, thuhej se prej disa kohësh kishte lidhje me një tjetër grua. Kjo gjë është konfirmuar edhe nga karabinierët. Duket se edhe mikja e re e 45-vjeçarit Dobrushi ishte nisur bashkë me të për në Shqipëri. Sipas policisë, ky është një element tjetër që ka sjellë edhe tragjedinë.

FQINJA: NUK MUNDEM TA KUPTOJ, I SHOQËROJA VAJZAT NË SHKOLLË

“Jam e tronditur, nuk arrij ta kuptoj ta imagjinoj këtë që ka ndodhur. I njihja shumë mirë, Simonën, Kesin pasi i shoqëroja çdo ditë për në shkollë”, tregon një nga fqinjët e familjes e cila ndodhej nën shok.

“Jetonin prej 4-5 vitesh këtu dhe nuk kanë krijuar asnjëherë probleme. Një familje shumë normale, nëse nuk do të ishte ajo ndarje mes dy bashkëshortëve, një gjë që ama u ndodh të gjithëve”, shton në fjalën e saj, fqinja e familjes Dobrushi. (ac/shqiptarja.com)

\"lecco \"lecco \"lecco \"lecco \"lecco \"Lecco \"nena