Kjo është marrëveshja e Real Madrid dhe Chelsea për transferimin e Kante

Real Madrid ka marrë një sinjal pozitiv në ndjekjen për N’Golo Kante.

Sport

12/09/2019 17:44

N’Golo Kante ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm në La Liga, gjatë vitit të kaluar dhe këto zëra janë duke u ringjallur me lëvizjet e fundit.

Trajneri i Real, Zinedine Zidane, besohet se është një fans i madh i Kante, i cili fitoi Kupën e Botës vitin e kaluar me Francën.

Mediet spanjolle shkruajnë se Chelsea është pajtuar që të informojë Realin kur ndonjë skuadër bën ofertë për Kante, ose nëse ata vendosin ta shesin mesfushorin francez, transmeton lajmi.net.

Kjo marrëveshje verbale thuhet të jetë arritur pasi Real Madrid nuk bëri ndonjë lëvizje për ish anëtarin e Leicester.

Mbetet të shihet nëse në të ardhmen Reali do të tentojë për transferimin e N’Golo Kante. /Lajmi.net/