Kjo është kënga e Coldplay me Beyonce (AUDIO)

Del kënga e shumëpritur e grupit Coldplay me Beyonce.

ShowBiz

01/12/2015 18:45

‘Hymn for the weekend’ duket se me të vërtetë do të jetë një himn për vikendet që nga lansimi i këngës së bukur që Coldplay ka sjellë në bashkëpunim me Beyonce.

Në fakt, është pritur një pjesëmarrje më e madhe e Beyonce në këtë bashkëpunim, por ajo me zërin e saj gjithsesi e zbukuron këngën, transmeton lajmi.net.

Beyonce këndon vetëm disa nga pjesët të cilët anëtarët e tjerë të grupit nuk e kanë lënë liderin Chris Martin të këndojë vetë, dhe ai ka vendosur t’i thotë artistes të vijë t’i këndojë.

Një nga anëtarët e grupit ka treguar se ajo ka hyrë në studio dhe për pesë minuta e ka përfunduar gjithë punën./lajmi.net

YouTube player