Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare për të hyrë këtë mëngjes në Kosovë
Deri në gjysmë ore janë pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare tek Dheu i Bardhë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat në hyrje të Dheut të Bardhë janë deri në 400 metra. Ndërsa në Bërnjak, Jarinje, dhe në Merdarë mërgimtarët po presin 10 deri në 15 minuta për të hyrë në…

Lajme
Deri në gjysmë ore janë pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare tek Dheu i Bardhë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat në hyrje të Dheut të Bardhë janë deri në 400 metra.
Ndërsa në Bërnjak, Jarinje, dhe në Merdarë mërgimtarët po presin 10 deri në 15 minuta për të hyrë në Kosovë, kurse, në Vërmicë 7 deri në 9 minuta.
Ndërkaq, në pikë kalimet tjera pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta.