Kjo është e vërteta rreth largimit të Enis Bytyqit nga ‘On Records’
Ka kohë që kanë dalë zëra se këngëtari Enis Bytyqi ka ndërprerë kontratën me kompaninë ‘On Records’.
ShowBiz
Madje pas publikimit të këngë së tij të re me titull ‘Unë për ty’ kjo gjë është bërë akoma më e besueshme, shkruan lajmi.net
Për projektin e fundit Enisi ka zgjedhur të bashkëpunoj me dikë tjetër dhe komentet ishin të ndryshme, nga ato nëse po i ecën karriera më mirë apo më keq pas largimit nga labeli i lartëpërmendur.
Por lajmi.net ka kontaktuar me menaxherin e tij, Mehmet Elshanin, i cili ka thënë se Enis Bytyqi vazhdon të ketë kontratë me ‘On Records’ por sipas tij marëveshja ka qenë interne, që ai ta menaxhoj karrierën e tij artistike siç ai do.
‘’Jo, kem një marëveshje interne me të. Ai do vazhdoj karrierën e tij artistike si don ai. Është ende në kontratë me On Records’’, ka thënë Elshani për lajmi.net./Lajmi.net/