Kjo është dita më e mirë për të bërë dashuri
Gjithmonë është koha e duhur për seks, mirëpo dita e shtunë megjithatë është më idealja!
Lifestyle
Hulumtimi i faqes së internetit IlliciEncounters.com, e cila u ofron mundësi njohjeje personave të rinj apo sapo të martuarve, ka treguar që më së shumti njerëzit bëjnë seks të shtunën në mbrëmje.
Më saktë, koha më e popullarizuar për seks është kjo ditë e vikendit në orën 22:00 dhe 24:00. Është momenti kur trupi prodhon një rritje të hormoneve seksuale dhe shton më shumë adrenalinën, transmeton Telegrafi.
Hulumtimi i bërë me 1.000 çifte ka treguar që personat janë më të eksituar të shtunën rreth orës 17 e 35 minuta, mirëpo zakonisht presin pesë orë për të konsumuar dëshirat e tyre.
Kjo e dhënë nuk është për t’u çuditur kur është e njohur që shumica e njerëzve nuk punojnë ditën e diel, ndërkaq shumica e çifteve rezervojnë mbrëmjen e lirë për shoqërime romantike pikërisht të shtunën.
Sipas tyre, kjo ndodh për arsye se ky është momenti kur është lënë pas shpine ritmi i shfrenuar i punës gjatë javës dhe mendërisht janë më të qeta.