“Kjo është Banjska 2” – Avokati i Vukashinoviqit kërkon hetime ndërkombëtare
Avokati Ivan Niniq ka publikuar në rrjetin social X pamje të makinës së shkatërruar të Milan Vukashinoviqit nga Leposaviqi, i cili u plagos fundjavën e kaluar në rrethana të paqarta pranë fshatit Jelakce, në veri të Kosovës. Sipas Niniqit, Vukashinoviq u qëllua “padyshim me një plumb serb, si një kafshë”, duke nënkuptuar se pas sulmit…
Lajme
Avokati Ivan Niniq ka publikuar në rrjetin social X pamje të makinës së shkatërruar të Milan Vukashinoviqit nga Leposaviqi, i cili u plagos fundjavën e kaluar në rrethana të paqarta pranë fshatit Jelakce, në veri të Kosovës.
Sipas Niniqit, Vukashinoviq u qëllua “padyshim me një plumb serb, si një kafshë”, duke nënkuptuar se pas sulmit qëndrojnë forcat serbe të sigurisë. Ai ka publikuar edhe fotografi të makinës së dëmtuar, që sipas tij i përkiste të plagosurit, duke kërkuar reagim nga bashkësia ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.
Definitivno je Srbin MILAN VUKAŠINOVIĆ streljan srpskim metkom, kao životinja!
Danas je pronađen MILANOV automobil koji je uništen prilikom napada na njega!
Pozivam Eulex i Kfor da izvrše uviđaj lica mesta, ali MEĐUNARODNU ZAJEDNICU da reaguje, jer ovo je “Banjska 2” 👇 pic.twitter.com/ztAVY40xUS
— Ivan Ninić (@INinic) November 8, 2025
“Makina e Milanit, e cila u shkatërrua gjatë sulmit ndaj tij, u gjet sot. I bëj thirrje EULEX-it dhe KFOR-it të zhvillojnë një hetim në vendngjarje, ndërsa komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë – sepse kjo është ‘Banjska 2’,” ka deklaruar avokati.
Ndërkohë, institucionet e sigurisë në Kosovë kanë konfirmuar se Vukashinoviq, shtetas serb me vendbanim në Kosovë, është qëlluar brenda territorit të Kosovës nga forcat ushtarake serbe, pas së cilës është rrëmbyer dhe dërguar në Serbi.
Pas plagosjes, ai është transferuar fillimisht në Prokuple, e më pas në Nish, ku mjekët po luftojnë për jetën e tij.
Sipas Niniqit, viktima ka pësuar plumba në shpinë, ndërsa në sulm dyshohet se kanë marrë pjesë persona të veshur me uniforma ushtarake, por pa shenja dalluese, që lëviznin me xhipa pa targa. Ai gjithashtu ka ngritur dyshime se në incident mund të kenë qenë të përfshirë edhe forca të tjera përveç ushtrisë serbe.
Ngjarja thuhet të ketë ndodhur më 1 nëntor, rreth orës 16:00, ndërsa familja e të plagosurit shpreh shqetësimin se po bëhen përpjekje për të penguar dhe fshehur provat./lajmi.net/