Kjo është 18-vjeçarja që vdiq sot në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Në mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova” ndodh një aksident trafiku me pasoja fatale.

Lajme

18/08/2019 22:57

Nga ky aksident një person mbeti i vdekur dhe katër të tjerë të lënduar. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 në autostradë në drejtimin Duhël-Suharekë.

Lexo edhe: 

Publikohet videoja e aksidentit në autostradën “Ibrahim Rugova” ku vdiq 18-vjeçarja

Indeksonline mëson se viktimat janë të familjes Alili nga Kumanova, të cilët po shkonin për pushime në Shqipëri.

Ndërsa, fatkeqësisht vajza e tyre, Erza, 18 vjeçare, nuk arriti t’u shpëtonte plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Në adresë të familjes Alili e cila është e njohur në Kumanovë, tashmë qytetarë të shumtë kanë shprehur ngushëllime dhe të lënduarve po u urojnë shërim të shpejtë.