Kjo e afërme e Taynës shkon në supermarket me foton e reperes
Tayna ka treguar se dikush nga familja e saj shkon për të bërë blerje me foton e saj.

ShowBiz
Tayna është një prej artisteve më të komentuara në vend, ajo edhe gjatë kësaj periudhe pandemie vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.
Së fundi, reperja publikoi një fotografi, në të cilën shfaq një grua të veshur me bluzë, në të cilën është portreti i Taynës.
“Ja si shkon në supermarket halla ime”, ka shkruar Tayna sipër fotografisë, që tregon se familja e saj janë krenarë për të.
Kujtojmë se reperja pritet që sonte ta publikojë projektin e ri muzikor me titull “Ajo”. /Lajmi.net/