‘Kiss Kiss’ lansohet sot nga Lumi B dhe Ledri Vula?

Ditë më parë dyshja konfirmuan bashkëpunimin e ri.

ShowBiz

25/06/2019 08:53

Ledri Vula dhe Lumi B kanë bashkuar sërish forcat për një duet të radhës. Dy reperët janë nga artistët më të pëlqyer në estradë, shkruan lajmi.net.

Pas njoftimit se dueti i radhës mban titullin ‘Kiss Kiss’, tani Ledri në një postim të bërë në Instastory shkruan: “A pe lshojm sot kiss kiss” duke etiketuar anëtarin e grupit ‘Kaos’ Lumin.

Ky nuk është dueti i parë mes tyre, edhe më parë dyshja kishin ardhur me bashkëpunime si ‘Krejt shokt e mi’ dhe ‘Shtrejt’ që edhe sot vazhdojnë të dëgjohen nga publiku. /Lajmi.net/