Kishte urdhër arrest ndërkombëtar për vrasje e grabitje, arrestohet nga Policia e Kosovës

Policia  e Kosovës, gjegjësisht njësiti (FAST Kosova), me mbështetje të Njësisë elite FIT, mbrëmjen e sotme në Mitrovicë ka arrestuar një person të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga shteti gjerman, nën dyshimin e kryerjes se veprave penale, Vrasje dhe Grabitje. Me urdhër të Prokurorit Kujdestar për Krime të Renda i dyshuari tani më i…

Lajme

17/10/2024 22:49

Policia  e Kosovës, gjegjësisht njësiti (FAST Kosova), me mbështetje të Njësisë elite FIT, mbrëmjen e sotme në Mitrovicë ka arrestuar një person të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga shteti gjerman, nën dyshimin e kryerjes se veprave penale, Vrasje dhe Grabitje.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar për Krime të Renda i dyshuari tani më i arrestuar, me iniciale (G. V.) 27 vjecar, dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedura tjera të parapara për raste të tilla.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në parandalimin dhe luftimin e të gjitha llojeve të krimit, përderisa angazhime aktive janë duke u realizuar dhe do  të realizohen në vazhdimësi edhe në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar.