Kishte 190 kilogramë, gruaja humbi gjysmën e peshës

Një grua që peshonte 190 kilogramë, ka humbur gjysmën e peshës së trupit, e mbetur me lëkurë të varur.

Lifestyle

10/11/2019 16:35

Meghan See, 30, nga Virxhinia e SHBA-ve, vjen nga një familje në mbipeshë, e cila po ashtu gjente arsyetime të ndryshme për të ngrënë gjatë tërë ditës, transmeton lajmi.net.

Siç njofton Daily Mail, shumica e vakteve të saj përfshinin ushqime të shpejta, si McDonald’s dhe Burger King, ndërsa në mes të vakteve ajo hante patate të skuqura, së bashku me pije të gazuara.

Gruaja në peshë nuk mund të vishte as këpucët e saj dhe vështirë se gjente rroba për të veshur.

Kjo bëri që ajo të ndryshonte në aspektin e të ngrënit, duke i vërë mision vetës të humbte gjysmën e peshës sa kishte, përkatësisht 190 kg.

Në një ditë të zakonshme përgjatë dietës, Meghan hante vezë, fruta dhe gjalpë kikiriku në vaktin e mëngjesit, derisa dreka do përfshinte mish dhe perime apo sallatë, si dhe darkë mish dhe më shumë perime.

Po ashtu, ajo iu nënshtrua ushtrimeve intensive në një interval të gjatë kohor, së bashku me ecjen dhe jogën.

Për më shumë se një vjet, ajo ka arritur të humb gjysmën e peshës së saj, por duke i ngelur një shqetësim nga kjo: lëkura e varur.

Ajo ende nuk ka kontaktuar me ndonjë ekspert shëndetësor në lidhje me këtë çështje, por ka publikuar disa fotografi që ilustrojnë mënyrën se si lëkura e saj duket. /Lajmi.net/