“Kisha plas me më mbajt peng një djalë 3 muaj”, Gresa debaton me Sarën i thotë se po mashtron publikun

Debati për takimin mes Drilonit dhe Sarës, krijoi debat mes kësaj të fundit dhe Gresës. Pasi Gresa debatoi me Drilonin lidhur me takimin e tij me Sarën, Gresa vepro kështu edhe me ish-shoqen e saj. Gresa insistonte se Sara është mërzitur nga ky takim, pasi sipas saj ajo nuk doli e lumtur. “Kisha plas me…

ShowBiz

09/01/2025 15:28

Debati për takimin mes Drilonit dhe Sarës, krijoi debat mes kësaj të fundit dhe Gresës.

Pasi Gresa debatoi me Drilonin lidhur me takimin e tij me Sarën, Gresa vepro kështu edhe me ish-shoqen e saj.

Gresa insistonte se Sara është mërzitur nga ky takim, pasi sipas saj ajo nuk doli e lumtur.

“Kisha plas me më kallëzu një djalë çka me bë, me më sill sa andej sa këndej. Kisha plas me më lënë peng një djalë 3 muaj, qysh të ka lënë ty Driloni”, u shpreh Gresa.

Në këtë debat u përfshi dhe Driloni, i cili i thoshte se nga Gresa nuk ka mbetur asgjë.

Ndërsa për një moment Sara ka filluar të qajë.

Siç duket malli për familjen, dhe situata e krijuar ndikuan në gjendjen emocionale të saj.

“Pas një ëndërr mbrëmë, jam zgjuar me kokën te familja”, është shprehur ndër të tjera Sara.

Por Gresa s’ia pranonte këtë arsyetim.

YouTube player