Kinematë në Angli refuzojnë ta shfaqin filmin e ri të Tarantinos (VIDEO)
Tri kinematë më të mëdha në Angli, të cilat kanë në zinxhirin e tyre plot miniplekse kinemash, nuk do ta shfaqin filmin e ri të Quentin Tarantinos – “The Hateful Eight”.
ShowBiz
CineWorld, Picturehouse dhe Curzon, që bashkë kanë rreth 135 kinema, nuk do ta shfaqin filmin. Njëjtë, as Odean dhe Vue, për arsye të ndryshme, kanë refuzuar filmin.
Duke sikur problemi është mes ekskluzivitetit mes kinemave, sepse shfaqja e filmit ku luajnë Kurt Russell e Jennifer Jason Leigh kërkon salla të mëdha dhe shumë harxhime. Filmi ka marrë nominime edhe për Golden Globe.
Problemet kanë dalë edhe me versionin e shfaqjes së filmit. Odeon Leicester do ta shfaqë filmin në 70mm Ultra Panavision, një mënyrë kjo që nuk përdoret tash e 50-të vite për transmetim filmash./kultplus
