Kina sekuestron dronin nënujor të SHBA-së, ja për çfarë përdorej

Një anije luftarake e flotës detare kineze ka zbuluar dhe sekuestruar një dron nënujor të lëshuar nga një anije amerikane oqeanografike në ujërat ndërkombëtarë të detit të Kinës Jugore.

Bota

16/12/2016 22:44

Incidenti në fjalë ka shkaktuar një notë proteste nga ana e Uashingtonit, që ka bërë kërkesë për rikthimin e saj, bën me dije për “Reuters” një zyrtar amerikan i mbrojtjes në kushte anonimati.

“Pajisja nënujore po kryente një manovër ushtarake në ujërat e detit të Kinës Jugore”, tha zyrtari në fjalë.

Mësohet se incidenti ka ndodhur të enjten në veriperëndim të gjirit Subic dhe është i pari i këtij lloji në vitet e fundit.