Kina ndalon agjërimin

Qeveria kineze ua ka ndaluar agjërimin shërbyesve civil, mësuesve dhe nxënësve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në një rajon që kryesisht banohet nga myslimanët.

Bota

07/06/2016 13:30

Në Xinjiang ku 58 përqind e banorëve janë mysliman, restorantet janë urdhëruar të vazhdojnë punën normalisht si ditëve të tjera, transmeton Klan Kosova.

Përderisa shumica e myslimanëve në botë janë duke agjëruar  nga agimi deri në muzg gjatë këtij muji, kjo praktikë po ndalohet në Kinën komuniste.

“Anëtarët e partisë, nënpunësit civil, studentët dhe të miturit nuk duhet të agjërojnë gjatë Ramazanit dhe nuk duhet të bëhen pjesë e asnjë aktiviteti fetar”.

“Gjatë këtij muaji, dyqanet ushqimore nuk duhet në asnjë mënyrë të qëndrojnë të mbyllura”, shkruhet në lajmërimin e qeverisë.