​Kina hakmerret me tarifë prej 84% ndaj mallrave amerikane

Kina ka rritur tarifat ndaj të gjitha mallrave të importuara nga Shtetet e Bashkuara në 84%, nga 34% sa ishte njoftuar më parë, shkruan bbc. Më herët, presidenti amerikan, Donald Trump e kishte goditur Pekinin me një tarifë befasuese prej 125%. Lufta tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë nuk po tregon asnjë…

Bota

10/04/2025 09:28

Kina ka rritur tarifat ndaj të gjitha mallrave të importuara nga Shtetet e Bashkuara në 84%, nga 34% sa ishte njoftuar më parë, shkruan bbc.

Më herët, presidenti amerikan, Donald Trump e kishte goditur Pekinin me një tarifë befasuese prej 125%.

Lufta tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë nuk po tregon asnjë shenjë ngadalësimi. Pekini është zotuar se do të “luftojë deri në fund”, ndërsa Uashingtoni ka lënë të kuptohet se nuk do të tërhiqet.

Përveç tarifave, Kina ka vendosur gjithashtu kufizime ndaj më shumë se një duzinë kompanish amerikane, duke përfshirë ndalimin e drejtuesve të tyre për të hyrë në Kinë, si dhe ndalimin e investimeve në vend.

Derisa po aplikon një pauzë 90-ditore për tarifat e reja, presidenti amerikan, Donald Trump të mërkurën tha se po rrit tarifat e SHBA-së ndaj Kinës ndërsa punon për të sjellë Pekinin në tryezën e negociatave.

“Bazuar në mungesën e respektit që Kina ka treguar ndaj tregjeve botërore, unë po e rris tarifën e vendosur ndaj Kinës nga SHBA në 125%, në fuqi menjëherë. Në një moment, shpresojmë se në një të ardhme të afërt, Kina do të kuptojë se ditët e shqyerjes së SHBA-së dhe vendeve të tjera, nuk janë më të qëndrueshme ose të pranueshme”, shkroi Trump.