Kina goditet nga një termet i fuqishëm

Kina sërish është goditur nga një tërmet i fuqishëm. Të mërkurën atje pati dridhje të tokës, me magnitudë 5.5 shkallë të Rihterit. Kështu ka njoftuar Qendrës së Rrjetit Sizmologjik të Kinës, shkruajnë mediat ndërkombëtare. Epiqendra llogaritet të jetë provinca e Qinghait. Ditën e djeshme Tibeti u godit nga një tërmet i fuqishëm, ku për pasojë…

Bota

08/01/2025 11:05

Kina sërish është goditur nga një tërmet i fuqishëm.

Të mërkurën atje pati dridhje të tokës, me magnitudë 5.5 shkallë të Rihterit.

Kështu ka njoftuar Qendrës së Rrjetit Sizmologjik të Kinës, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Epiqendra llogaritet të jetë provinca e Qinghait.

Ditën e djeshme Tibeti u godit nga një tërmet i fuqishëm, ku për pasojë humbën jetën 126 njerëz dhe u plagosën 188 të tjerë.

Pasojat që la pas janë katastrofike, pasi shumë banesa u shkatërruan dhe mijëra njerëz u detyruan që të zhvendoseshin.

Ndërkohë ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për personat që kanë mbetur nën rrënoja.