Kina bën përpjekje për t’u afruar me aleatët e SHBA para inaugurimit të Trumpit si president

Kina nisi një rund të ri kontaktesh diplomatike me Japoninë dhe Bashkimin Evropian këtë javë, ndërsa Uashingtoni përgatitet për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Një delegacion ligjvënësish japonezë udhëtoi në Pekin dhe një delegacion ushtarak kinez shkoi në Japoni për herë të parë në pesë vjet. Presidenti i ri i Këshillit Evropian zhvilloi…

Bota

16/01/2025 22:24

Kina nisi një rund të ri kontaktesh diplomatike me Japoninë dhe Bashkimin Evropian këtë javë, ndërsa Uashingtoni përgatitet për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Një delegacion ligjvënësish japonezë udhëtoi në Pekin dhe një delegacion ushtarak kinez shkoi në Japoni për herë të parë në pesë vjet.

Presidenti i ri i Këshillit Evropian zhvilloi telefonatën e tij të parë me udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping.

Analistët thonë se Kina po përpiqet të testojë aleancën midis Uashingtonit dhe aleatëve të tij me përpjekje diplomatike.

“Zyrtarët e lartë kinezë besojnë se administrata e ardhshme e Trumpit do të jetë më e ashpër ndaj Kinës, prandaj Pekini po përpiqet të nxjerrë aleatët e Shteteve të Bashkuara nga orbita e Uashingtonit”, i tha Zërit të Amerikës Chen Yuhua, profesor i studimeve mbi Kinën në Universitetin Ndërkombëtar Akita.

Megjithatë ekspertë të tjerë thonë se efektiviteti i strategjisë së Pekinit, mbetet i paqartë.