Kimmich dhe Muller pozitivë me Covid
Joshua Kimmich dhe Thomas Muller kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar klubi bavarezë, me anë të një njoftimi në rrjetet sociale. Joshua Kimmich dhe Thomas Muller kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Të dy futbollistët “nuk kanë simptoma, janë në gjendje të mirë dhe të izoluar në shtëpitë e tyre përkatëse”, raporton klubi…
Sport
Joshua Kimmich dhe Thomas Muller kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Lajmin e ka konfirmuar klubi bavarezë, me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.
Joshua Kimmich dhe Thomas Muller kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Të dy futbollistët “nuk kanë simptoma, janë në gjendje të mirë dhe të izoluar në shtëpitë e tyre përkatëse”, raporton klubi gjerman.
Kështu, dy lojtarët gjermanë nuk do të jenë në ndeshjen e radhës në Champions League kundër Viktoria Plzen.
Në ndeshjen e fundit të ligës mes Bayern Munich dhe Bayern Leverkusen, të dy Kimmich dhe Muller ishin në lojë, të dy lojtarët luajtën ndeshjen e plotë, në një përballje në të cilën bavarezët arritën një fitore bindëse 4-0.
Javën e kaluar ishin Manuel Neuer dhe Leon Goretzka që rezultuan gjithashtu me virus./Lajmi.net/