Kim prezanton vajzën e saj

Kim Kardashian e ka prezantuar për herë të parë në publik vajzën e saj North West, të enjten në Santa Barbara. Ndërkohë, babai i vogëlushes simpatike, këngëtari Kanye West shihet duke u ngarkuar për t’iu bashkuar një feste jashtë Los Angelesit, së bashku me familjen e tij. Kjo nuk ishte vetëm hera e parë që…

ShowBiz

08/11/2013 10:18

Kim Kardashian e ka prezantuar për herë të parë në publik vajzën e saj North West, të enjten në Santa Barbara. Ndërkohë, babai i vogëlushes simpatike, këngëtari Kanye West shihet duke u ngarkuar për t’iu bashkuar një feste jashtë Los Angelesit, së bashku me familjen e tij.

Kjo nuk ishte vetëm hera e parë që North u pa në publik, por edhe dashurinë që e ndien nëna e saj, Kim ndaj vajzës 20 javëshe. Familja treanëtarëshe është parë duke e shijuar ushqimin dietal së bashku në një restorant prestigjioz.

Kanye-Kim, me një veshje sportive, më pas e vazhdoi rrugëtimin, ndërsa 33 vjeçarja shihet me ‘Nori’ në krahët e saj, teksa vogëlushja po flinte. Çifti e kishte veshur North-in me një palë tesha simpatike ngjyrë hiri.

Ata i patën shpërndarë dy fotografi të North: të parën në muajin gusht, ku shihej nëna e Kimit, Kris Jenner duke ecur me mbesën e saj. Kurse, të dytën Kim e kishte postuar në rrjetin social Instagram, muajin e kaluar.