Kim Kardashian shpërthen në lot pas takimit të parë me Kanyen
Kim Kardashian West është takuar me Kanye West pasi fluturoi në Wyoming të hënën për të takuar reperin me probleme.

ShowBiz
Kim Kardashian West u ribashkua me burrin e saj Kanye West të hënën, pasi fluturoi në Wyoming, ku ajo u fotografua duke qarë gjatë një bisede intensive me reperin me probleme, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
39-vjeçarja u shfaq e dëshpëruar dhe qau ndërsa foli me Kanye, 43 vjeç, në një automjet, pas tubimit të tij të fushatës politike dhe shkrimeve në Twitter javën e kaluar, ku ai diskutoi se si ata dikur konsideronin të bënin abort dhe la të kuptohej se ajo kishte afera me reperin Meek Mill, për të cilën Kanye ka kërkuar falje publikisht.
Kjo ishte hera e parë që çifti i martuar është fotografuar së bashku që prej fushatës së tij në Charleston të Veriut, Karolina e Jugut. /Lajmi.net/