Kica-Xhelili: Qeveria po koordinohet me Listën Serbe për veteran, për pagë minimale, për gjyqtarë të Kushtetueses

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pas publikimit të bisedës së deputetes Mimoza Kusari Lila me kryeterroristin e Banjskës Milan Radojiciq. Kica-Xhelili përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se VV-ja me Listën Serbe e paskan koordinuar kush zgjidhet gjyqtar e kush jo. “Këta nuk e kanë problemin e koordinimit me…

Lajme

09/10/2024 16:53

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pas publikimit të bisedës së deputetes Mimoza Kusari Lila me kryeterroristin e Banjskës Milan Radojiciq.

Kica-Xhelili përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se VV-ja me Listën Serbe e paskan koordinuar kush zgjidhet gjyqtar e kush jo.

“Këta nuk e kanë problemin e koordinimit me Listen Serbe, e kanë me ZBULIMIN se po koordinohen. Koordinohen me ta për veteran, për pagë minimale, për gjyqtarë të Kushtetueses e kushedi çka tjetër që nuk është inçizuar. Kosova e njerëzit e saj të mirë nuk meritojnë kaq shumë manipulim e gënjeshtra. Për besë nuk e kemi luksin t’i vrajmë ëndrrat tona kaq brutalisht”, ka shkruar Kica Xhelili në Facebook.
Ajo ka shkruar ndër të tjera se Kosova e meriton një lider si kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan lajmi.net.
“Kosova e meriton një lider që ka tjetër vizion. Një që njihet që e mban fjalën, pavarësisht vështirësive. Një lider si Lumir Abdixhiku që nuk e fokuson krejt punën në kalkulime manovrash e brohoritjesh elektorale. Lider që i sheh qytetarët si bashkërrugëtues, e jo analfabetë. Një që ka ide të SAKTA zhvillimore, e që shpon përtej ambicieve të varfra që i ka instaluar kjo qeveri në mendjet e secilit”, ka shtuar Kica-Xhelili në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i saj i plotë: