ShKShMK shpëton një turist gjerman që u rrëzua derisa po kthehej nga Maja e Lubotenit, gjendja e tij stabile

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës, ka njoftuar e kanë pranuar një thirrje emergjente për ndihmë nga zona e majës së Lubotenit. Ata kanë thënë se një grup bjeshkatarësh nga vende të ndryshme të Evropës ishin duke zhvilluar aktivitet bjeshkatar në majën e Lubotenit, ku gjatë kthimit një bjeshkatar me nacionalitet gjerman, P.J., 48 vjeçar,…

Lajme

26/05/2026 21:41

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës, ka njoftuar e kanë pranuar një thirrje emergjente për ndihmë nga zona e majës së Lubotenit.

Ata kanë thënë se një grup bjeshkatarësh nga vende të ndryshme të Evropës ishin duke zhvilluar aktivitet bjeshkatar në majën e Lubotenit, ku gjatë kthimit një bjeshkatar me nacionalitet gjerman, P.J., 48 vjeçar, ka rrëshqitur në faqen lindore të mbuluar me borë, duke rënë rreth 500 metra në terren të thepisur dhe si pasojë ka pësuar lëndime të shumta trupore, duke i pamundësuar lëvizjen.

“Menjëherë pas pranimit të informatës dhe koordinatave të vendngjarjes, ShKShMK ka mobilizuar dy skuadra të shpëtuesve malorë dhe ka filluar operacionin e kërkim-shpëtimit. Pas arritjes në vendin e ngjarjes, ekipet tona i kanë ofruar ndihmën e parë të lënduarit, kanë bërë imobilizimin e tij dhe kanë realizuar evakuimin në kushte të vështira malore. I lënduari është bartur me metoda specialistike të shpëtimit malor dhe më pas është transportuar me automjete 4×4 deri te pika e takimit me autoambulancën”, thuhet në njoftim.

Ata kanë thënë se gjendja e tij raportohet stabile, pavarësisht lëndimeve të shumta të pësuara.

“Ky operacion është zhvilluar në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, Ambasadën Gjermane, Shërbimin e Urgjencës në Ferizaj dhe autoritetet tjera relevante. Të lënduarit i dëshirojmë shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: