Kica-Xhelili: Kushtetuesja konfirmoi – Kurti dhe Dehari shkelën Kushtetutën sistematikisht

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka shkelur Kushtetutën në mënyrë sistematike që nga 1 maji. Sipas saj, Albin Kurti përmes Avni Deharit ka detyruar votim të fshehtë, duke pamundësuar votimin për Kryetar Kuvendi sipas rregullave kushtetuese. Ajo e cilësoi këtë si sjellje brutale,…

Lajme

08/08/2025 13:27

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka shkelur Kushtetutën në mënyrë sistematike që nga 1 maji.

Sipas saj, Albin Kurti përmes Avni Deharit ka detyruar votim të fshehtë, duke pamundësuar votimin për Kryetar Kuvendi sipas rregullave kushtetuese. Ajo e cilësoi këtë si sjellje brutale, të papërgjegjshme dhe joetike, transmeton lajmi.net

Postimi i plotë: 

Gjykata Kushtetuese foli!
Kishim pasur të drejtë TËRË KOHËN! Albin Kurti, përmes Avni Deharit, ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës në secilën seancë që nga data 1 maj, kur na ka detyruar të votojmë për komision të fshehtë, duke na pamundësuar të votojmë Për/Kundër/Abstenojmë për kandidatin për Kryetar të Kuvendit.
Shkurt, e qartë!
Kosova kurrë nuk ka pasur shkelës më brutal, sistematik, me mungesë bazike të njohurive kushtetuese (me gjasë dhe të qëllimshme), të papërgjegjshëm e joetik se Lëvizjen Vetëvendosje, pa dallim!/lajmi.net/