Kica-Xhelili: Kurti kopjoi planin e LDK-së për Ministri të Familjes, Digjitalizimit e ndarje të Infrastrukturës nga Planifikimi

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka shkruar në Facebook, pasi sot nuk është votuar në Kuvendin e Kosovës për Qeverinë Kurti 3. Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë gjuha e përdorur nga Kurti nuk ka mbështetje, demagogjia e tij nuk gjen numra dhe ajo mendësi nuk ka të ardhme. Postimi i plotë i…

Lajme

26/10/2025 19:19

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka shkruar në Facebook, pasi sot nuk është votuar në Kuvendin e Kosovës për Qeverinë Kurti 3.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë gjuha e përdorur nga Kurti nuk ka mbështetje, demagogjia e tij nuk gjen numra dhe ajo mendësi nuk ka të ardhme.

Postimi i plotë i saj pa ndërhyrje:

Veni, vidi, mentitus sum! ~ realiteti politik i Kurtit.

Bllokada, vonesa, demagogji, vendime të paligjshme, shkelje kushtetuese, propagandë, e në fund seancë ku dëshmoi që ai është saktë ajo që ai nuk e thotë.

Ajo gjuhë nuk ka mbështetje. Ajo demagogji nuk gjen numra. Ajo mendësi nuk ka të ardhme.

Në krejt këtë rrëmujë, mandatari Kurti kishte shkuar aq larg sa t’a kopjonte planin e LDK: Ministri të Familjes; të Digjitalizimit; ndarje të Infrastrukturës nga Planifikimi etj.

T’a kopjojnë edhe munden, por për t’a zbatuar i duhen njerëzit profesional, racional, me mendësi progresi e jo përçarëse – që këta NUK i kanë.

In proximo nostro proelio!