Kica Xhelili: Kur LDK nis ringritjen, ndaj saj fillon një propagandë e egër, dikujt po i dhemb bashkimi ynë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, ka thënë se një ‘’propagandë e egër’’ fillon kundër LDK’së, kur kjo e fundit fillon ringritjen. Kica, në postimin e saj, ka thënë edhe se, rrugën që LDK’ja ka nisur nuk ndalet. “Kur LDK fillon ringritjen, se ç’fillon propaganda e egër kundër saj! Dikujt, që prehjen…
Lajme
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, ka thënë se një ‘’propagandë e egër’’ fillon kundër LDK’së, kur kjo e fundit fillon ringritjen.
Kica, në postimin e saj, ka thënë edhe se, rrugën që LDK’ja ka nisur nuk ndalet.
“Kur LDK fillon ringritjen, se ç’fillon propaganda e egër kundër saj! Dikujt, që prehjen po e gjen në shpifje në “gazeta”serbe, e fatkeqësisht dhe në “medie” në gjuhën shqipe, po i dhemb më shumë bashkimi ynë se sa ndarja në të cilën po kalon kjo shoqëri, e se sa lakmia e pushtetit që rrënon teksa ecë. T’dashur, me qetësi, se këtë rrugë që kemi nisë s’e ndalni, se durimi ynë ka temel’ që shpifjet e juaja s’i arrijnë!”, ka shkruar ajo në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: