Kica-Xhelili kritikon zyrtarët e pushtetit që po e sulmojnë Supremen: Të dështosh kaq brutalisht në kuptimin e rolit të parimeve kushtetuese, është injorancë e llojit të vet
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica‑Xhelili, ka reaguar ndaj kritikave të këshilltarëve të Kryeministrit dhe të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët akuzojnë Gjykatën Supreme për shkelje të Kushtetutës gjatë vendimeve të fundit. Ajo e ka mbrojtur rolin dhe kompetencat e gjykatave të rregullta, transmeton lajmi.net Kica-Xhelili thekson se: “Gjykatat e rregullta janë të…

Lajme
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica‑Xhelili, ka reaguar ndaj kritikave të këshilltarëve të Kryeministrit dhe të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët akuzojnë Gjykatën Supreme për shkelje të Kushtetutës gjatë vendimeve të fundit.
Ajo e ka mbrojtur rolin dhe kompetencat e gjykatave të rregullta, transmeton lajmi.net
Kica-Xhelili thekson se: “Gjykatat e rregullta janë të detyruara të respektojnë dhe zbatojnë Kushtetutën, përfshirë parimet e saj (sikurse në rastin konkret, ndarja e pushteteve).”
Ajo shpjegon se kur lindin dyshime për kushtetutshmërinë e një akti, gjykatat e rregullta ndalojnë procedimin dhe i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për interpretim: “Në rastet kur gjykatat e rregullta vlerësojnë se kemi dyshime mbi kushtetutshmërinë e ligjeve apo akteve nënligjore… ajo pezullon çështjen dhe kërkon interpretim nga Gjykata Kushtetuese.”
Deputetja e LDK-së thekson gjithashtu se Gjykata Supreme ka aplikuar një interpretim të duhur, duke kuptuar se ligji ndalon që një deputet të vazhdojë të jetë pjesë e ekzekutivit pas certifikimit si deputet: “Gjykata Supreme e ka bërë këtë analizë në dy shkallë: së pari, ka marrë për bazë parimin kushtetues të pamundësisë së ushtrimit të dy funksioneve paralelisht; dhe së dyti, ka interpretuar Ligjin për Qeverinë, i cili ndalon në mënyrë të qartë vazhdimin e punës në ekzekutiv pas certifikimit si deputet.”
Postimi i plotë: