Kica-Xhelili: Kosova është vend i rrezikshëm për vajzat dhe gratë, kemi dështuar kolektivisht

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar sot pas vrasjes së 43 vjeçarës në Pejë nga bashkëshorti i saj. Ajo ka thënë se duke u bazuar në këto raste, Kosova është bërë vend i rrezikshëm për vajzat dhe gratë. Kica-Xhelili ka shkruar se në raste kur dhunuesi dënohet me 400…

Lajme

16/04/2024 17:11

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar sot pas vrasjes së 43 vjeçarës në Pejë nga bashkëshorti i saj.

Ajo ka thënë se duke u bazuar në këto raste, Kosova është bërë vend i rrezikshëm për vajzat dhe gratë.

Kica-Xhelili ka shkruar se në raste kur dhunuesi dënohet me 400 euro e hajni me 2 vjet burg, i bie që jeta e gruas vlen më pak se një stoli ari.
“Pastaj, edhe diskutimet në Kuvend, madje dhe për çështje të mbrojtjes së grave, janë bërë politike. Kur unë rekomandoj buxhet shtesë për strehimore, dhe propozoj rezolutë për mbrojtje të grave, nuk i pranojnë sepse i propozoj UNË. I pengon emri im, si një grua që propozoj diçka për gratë. E pse të presim që të na marr dikush më seriozisht? Pse duhet burrat të hamendësohen nëse duhen ngritur dorë apo jo kur shteti tallet me idenë e mbrojtjes së gruas. 400 euro? Kaq paguhet lehtësisht dajaku. Kështu ka çmim edhe vdekja. Liridonës i dhanë çmim për të sajën”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ajo ka shtuar më tej se fjalët tona nuk mund të ndryshojnë asgjë deri sa ajo të gjej një ndryshim për këtë situatë.
“Deri këtu, kemi dështuar kolektivisht”, ka shkruar Kica-Xhelili në Facebook.
Postimi i plotë: