Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet tona, sport i rëndë për ju- A jeni fitues? Bëjeni qeverinë

Doarsa Kica-Xhelili nga Lidhja Demokraitke e Kosovës i ka reaguar ministrit të Kulturës, Hajrullah Çeku, duke thënë se ky i fundit ose s’po kupton se çka thotë LDK-ja, ose bëhet se nuk kupton. Kjo deklaratë erdhi pasi ministri Çeku analizoi dy deklarime të ndryshme të liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku në lidhje me koalicionet dhe…

Lajme

12/03/2025 14:00

Doarsa Kica-Xhelili nga Lidhja Demokraitke e Kosovës i ka reaguar ministrit të Kulturës, Hajrullah Çeku, duke thënë se ky i fundit ose s’po kupton se çka thotë LDK-ja, ose bëhet se nuk kupton.

Kjo deklaratë erdhi pasi ministri Çeku analizoi dy deklarime të ndryshme të liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku në lidhje me koalicionet dhe qeverisjen e ardhshme.

Çeku tha se nuk dihet se cilin Lumir Abdixhiku duhet ta mbajmë për fjale, atë që thotë se LDK-ja s’ka fituar, apo atë që thotë se s’ka rëndësi fituesi dhe preference e qytetarit.

“Ju kemi thënë e po ua themi prapë: A jeni fitues të zgjedhjeve? BËJENI QEVERINË!”, u shpreh Kica-Xhelili.

Postimi i plotë:

Këta a NUK kuptojnë çka themi ne, apo bëhen që nuk kuptojnë? Apo qëndrimet tona janë “sport i rëndë” për ta?

Ju kemi thënë e po ua themi prap: A jeni fitues të zgjedhjeve? BËJENI QEVERINË!

LDK, me vullnet të mirë, qëndron në opozitë!

LDK, me vetëdije të plotë NUK I NDRYSHON qëndrimet paraelektorale. Ato mbesin të njëjta, ato mbesin të shenjta!./Lajmi.net/