Khloe vjen tërheqëse në setin e ri, pas konfirmimit të ribashkimit me Tristan

Khloe duket mahnitëse e tëra në të zeza.

ShowBiz

24/10/2020 12:52

Khloe Kardashian ka reklamuar koleksionin e ri të markës së saj “Good American”, shkruan lajmi.net.

Ajo pozoi e veshur e tëra në të zeza, me pantallona dhe e xhaketë prej lëkure, teksa dukej tejet atraktive.

Fotosesioni i 36-vjeçares vjen pak kohë pasi qarkulluan fotografitë e saj me ish-partnerin në ndejën e ditëlindjes së motrës së saj, Kim Kardashian.

Dyshja u panë shumë të afërt në këtë ndejë, teksa Tristan edhe po i dhuronte puthje Khloes, derisa u fotografuan bashkë.

 

Duket se Khloe ka lënë pas gjithë mosmarrëveshjet që kishin, pas tradhtisë së Tristan dhe tashmë janë bashkuar.

Por, me këtë fotosesion, ajo u tregoi të gjithëve se nuk po i bën fare për komentet që bëhen rreth saj, andaj po vazhdon përpara. /Lajmi.net/