Khedira: Dua të qëndroj te Reali
Mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira ka shprehur dëshirën që të qëndrojë te skuadra e tij aktuale, edhe pse shumë po përflitet për një largim të tij.

Sport
Sami Khedira ka zbuluar se do të ishte shumë i lumtur nëse do të rinovonte kontratën e tij me skuadrën e Real Madridit.
“Unë do të isha shumë i lumtur nëse ne do të arrinim një zgjidhje për të rinovuar kontratën”, tha mesfushori gjerman për Stuttgarter Nachrichten.
“Unë jam në formë të mirë përsëri tani dhe shumë shpejtë do të marrë përsëri rastin për të luajtur rregullisht”, përfundoi 27 vjeçari.