Khabib zbulon ëndrrën e fëmijërisë për t’u bërë futbollist profesionist dhe skuadrën e preferuar

Kampioni i peshave të rënda të UFC-së, tani i pensionuar Khabib Nurmagomedov ka pranuar se kur ishte fëmijë ka ëndërruar të jetë futbollist dhe të luaj për Real Madridin.

Sport

09/02/2021 12:50

Së fundmi, Khabib pagoi për skuadrën e Spartak Moscow një vizitë në kampin e tyre, ku zhvilluan një ndeshje, transmeton lajmi.net.

Khabib për Match TV, tha se gjithmonë ka dashur të luante futboll dhe që ëndrra e tij ishte Real Madridi.

“Të luash futboll në nivelin profesionistë është ëndërr e fëmijërisë. Sigurisht, kisha një dëshirë të tillë. Futbolli është mbret i të gjitha sporteve”.

“Me kë nuk kam diskutuar. Kam biseduar me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, me shefin e PSG-së dhe me Cristiano Ronaldon”.

“Spartak? Spartak është skuadër e mirë në nivelin e tyre. Klubi im i ëndrrave është Real Madrid”.

“Në fakt ndeshja e parë qe më kujtohet për plotë 90 minuta, ishte Real kundër Juventusit në 1998 (finalja e Ligës së Kampionëve). Më kujtohet Mijtovic duke shënuar nga një pozitë jashtë loje, por fituam”, tha 32-vjeçari.

Khabib dhe luftëtari i MMA, Islam Makhachev së fundmi kanë bërë shaka për një skuadër futbolli që përfshihen Clarence Seedord dhe Ronaldo./Lajmi.net/