KGJK mirëpret vlerësimet pozitive të Komisionit Evropian për sistemin gjyqësor

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka mirëpritur vlerësimet pozitive të Raportit të Komisionit Evropian, duke theksuar se ato pasqyrojnë progresin e arritur në forcimin e pavarësisë, integritetit dhe llogaridhënies së gjyqësorit. Në komunikatën e tij, KGJK tha se raporti njeh përkushtimin e udhëheqjes për rritjen e transparencës, përmirësimin e performancës gjyqësore dhe zbatimin e reformave…

Lajme

05/11/2025 18:09

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka mirëpritur vlerësimet pozitive të Raportit të Komisionit Evropian, duke theksuar se ato pasqyrojnë progresin e arritur në forcimin e pavarësisë, integritetit dhe llogaridhënies së gjyqësorit.

Në komunikatën e tij, KGJK tha se raporti njeh përkushtimin e udhëheqjes për rritjen e transparencës, përmirësimin e performancës gjyqësore dhe zbatimin e reformave për efikasitet më të madh, përfshirë strategjitë për komunikim institucional dhe trajtimin e rasteve të korrupsionit e krimit të organizuar.

Këshilli theksoi gjithashtu rëndësinë e zbatimit të qëndrueshëm të Sistemit të Informimit për Menaxhimin e Lëndëve (CMIS) dhe forcimit të kodit etik, duke nënvizuar se pavarësia dhe paanshmëria e gjyqësorit mbeten parime themelore në funksionimin e sistemit të drejtësisë.