KFOR nderon ushtarët turq për ‘‘kontributin e tyre të rëndësishëm’’ për një mjedis të sigurt
Ushtarët e KFOR-it nga vende të ndryshme të botës që shërbejnë në Kosovë ishin dëshmitarë të nderimit me medalje që iu bë kolegëve të tyre turq, nga Komandanti i Komandës Rajonale në Perëndim të misionit KFOR, Francesco Errico, i cili kryesoi këtë ceremoni ndërkombëtare nderimi për ta, në Kampin Villagio Italia në Pejë. Komandanti shprehu…

Lajme
Ushtarët e KFOR-it nga vende të ndryshme të botës që shërbejnë në Kosovë ishin dëshmitarë të nderimit me medalje që iu bë kolegëve të tyre turq, nga Komandanti i Komandës Rajonale në Perëndim të misionit KFOR, Francesco Errico, i cili kryesoi këtë ceremoni ndërkombëtare nderimi për ta, në Kampin Villagio Italia në Pejë.
Komandanti shprehu mirënjohjen e tij për personelin e shpërblyer për kontributin e tyre të rëndësishëm në përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftimin për këtë ceremoni.