KFOR-i në shesh me policinë për t’i shpërndarë protestuesit

Policisë së Kosovës i kanë ardhur në ndihmë edhe disa trupa të KFOR-it, për ti larguar protestuesit e dhunshëm nga sheshi. 

Lajme

24/01/2015 17:14

Për largimin e një grupi të protestuesve të cilët kanë mbetur në sheshin e Prishtinës, Policisë së Kosovës i ka dalë në ndihmë edhe KFOR-i. 

Ndihma nga KFOR-i ka ardhur si pasoj e përdorimit të dhunës nga protestuesit, të cilët kanë dëmtuar një pjesë të xhamave të objektit të qeverisë dhe kanë shkaktuar dëme dhe disa kafiterive në sheshin Skënderbe. 

Protestuesit dhe policia në ndjekje të tyre, tani janë dislokuar në sheshin Zahir Pajaziti. 

Policia e Kosovës deri më tani ka arrestuar dy protestues. (lajmi.net)