KF Flamurtari shënon fitore të madhe në ‘Bajram Aliu’

Flamurtari ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Drenica, duke e fituar sfidën e zhvilluar në ‘Bajram Aliu’ me rezultat 1-2.

Sport

20/06/2020 18:56

Mysafirët nga Prishtina shënuan nga një gol në secilën pjesë të lojës.

Shend Kelmendi në minutën e 40’, shënoi për 0-1, shkruan lajmi.net.

Flamurtari në minutën e 60’ dyfishoi epërsinë në 0-2, duke shënuar nëpërmjet Adem Maliqit.

Deri në fund të ndeshjes, Drenica arriti të ngushtoi epërsinë 1:2 me golin e Alban Shillovës, por pa arritur të bëjnë më shumë.

Me këtë fitore, Flamurtari numëron 32 pikë dhe renditet në vendin e 8, me pesë pikë më shumë se Trepça ’89, që zë vendin e nëntë, pozitë që dërgon në Ligën e Parë./Lajmi.net/