KF Feronikeli konfirmon Faruk Elshanin në krye të skuadrës
Skuadra e Feronikelit ka filluar me përgatitjet para fillimit të edicionit të ri.

Sport
Sot gjatë ditës pati një takim mes drejtuesve të Feronikelit dhe trajnerit Faruk Elshani ku u diskutua për planet e klubit për sezonin 2021/22, shkruan lajmi.net.
Trajneri Elshani u konfirmua që do të mbetet në krye të skuadrës nga Drenica edhe për sezonin e ardhshëm, pasi ka mbështetjen e plotë të futbollistëve dhe kryesisë së klubit.
Gjatë ditës së hënë Feronikeli do të fillojë stërvitjet me intensitet më të lartë, ku do të marrin pjesë edhe përforcimet e bëra së fundmi.
Kujtojmë që sezoni i ri i Superligës së Kosovës nis më 21 gusht. /Lajmi.net/